Lista Serbe e merr ‘bekimin’ e Beogradit për Qeverinë e re

Ka përfundue takimi ndërmjet zyrtarëve të Listës Serbe dhe të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Serbi.

Drejtori i kësaj zyre, Marko Djuric ka thanë se i kanë dhanë përkrahje Listës Serbe që populli serb të ketë nji jetë ma të mirë në Kosovë, tue aludue në përkrahjen e krijimit të Qeverisë Haradinaj.

Lista Serbe sot gjatë ditës ka qëndrue në Beograd për m’u konsultue nëse ka me përkrah Qeverinë e drejtueme nga Haradinaj.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë mbahet n’orën 16:00. 

 

Shperndaje në: