Lista Serbe ka nji kërkesë për ndërkombëtarët

Lista Serbe e ka konsiderue si të pabazë arrestimin e Bogdan Mitrovicit dhe si nji tjetër dëshmi përmes të cilave shqiptarët po i trembin serbet në Kosovës.

Lista Serbe ju ka ba thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të përfshihen në këtë rast dhe të parandalojnë keqtrajtimin e tij.

“Çdo vit na dëshmojmë se serbët në Mushtisht janë tue u keqtrajtue dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë vetëm kqyrin se si po shkelen të drejtat e njeriut. Me këtë rast, na pyesim veten, se a janë këto vlerat europiane që po përfaqësohen në Kosovë?”, thuhet në deklaratë.

Ata theksojnë se populli serb nuk duhet me u tutë nga kjo sjellje dhe se Lista Serbe ka me luftue me të gjitha mjetet politike dhe demokratike për m’u ndigjue zanat e njerëzve të pafajshëm.