Lista Serbe nuk po heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë!

Ka ma shumë se dy orë e gjysë që liderët e koalicionit PANA (PDK, AAK, Nisma dhe AKR) janë në takim me krenët e Listës Serbe për me arritë nji marrëveshje për bashkëqeverisje.

Burime te lajmi.net mbrenda takimit bajnë të ditun se problem për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes te koalicionit PAN- AKR dhe Listës Serbe asht tue paraqit çashtja e Ministrisë së Bujqësisë.

Këto burime thonë se Lista Serbe me kambëngulje asht tue kërkue me drejtue këtë ministri, ndërsa AKR nuk dëshiron me lëshue atë.

Takimi pritet me zgjatë deri në orët e mbramjes.