Lista Serbe, reagon ndaj akuzave për Rikalon, janë trillime!

Lista Serbe me anë të nji reagimi zyrtar i ka dalë në mbrojtje ministrit serb të bujqësisë, mbas akuzave se ka maltretue shqiptarët në kohën e luftës.

Simbas Listës Serbe këto akuza janë vetëm trillime dhe se po bahen me qëllim m’u fitue poena politikë nga partitë opozitare.

“Në Prishtinë të gjithë e dinë se Ministri Rikalo nuk ka të bajë fare me ndonji ngjarje lufte dhe se ai i kushtoi nji pjesë të jetës së tij me ndërtue paqen mes popujve. Falënderojmë institucionet që qëndruen në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë në këtë rast dhe theksuen publikisht se sulmet ndaj Ministrit Rikalo ishin trillime. Lista Serbe qëndron fuqishëm mbas secilit prej anëtarëve tanë dhe nuk kemi me lejue që emni i ndonji serbi të fajësohet nga individë me qëllime të këqija”, ka reague Lista Serbe.

Simbas këtij subjekti politik, këto akuza të pabazueme meritojnë dënim edhe nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

“Sulmet dhe akuzat e pabazueme në llogari të Ministrit Nenad Rikalo, të cilët janë tue i plasue partitë opozitare në Kosovë, për fat të keq janë diçka që meritojnë dënimin ma të ashpër të gjithë përfaqësuesve politikë dhe organizatave ndërkombëtare”, përfundon reagimi i Listës Serbe.

Dje edhe vet Ministri Rikalo, me nië komunikatë deklaroi se nuk i ka ba keq asnji shqiptari gjatë kohës së luftës.