LIVE: Fillojnë nga Rahoveci, ky asht mesazh i Veselit e Haradinajt (video)

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, kanë nis fushatën elektorale, dhe sot për herë të parë kanë dalë në teren së bashku, për me kërkue votën e qytetarëve.

Fushatën kryetarët e dy partive të koalicionit, e kanë nis nga qyteti i Rahovecit, dhe kjo siç ka thanë kryetari i PDK’s Kadri Veseli, nuk asht ba pa qëllim.

Ai ka thanë se po e nisin fushatën nga qyteti i punës, ku qytetetarët e sigurojnë kafshatën e bukës nga djersa e ballit të tyne.

“Asht ky mesazhi që i duhet sot Kosovës, nga politika apo institucionet”, ka thanë Veseli, tue shtue se këtë ka me ba të mundun Qeveria e drejtueme nga Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, Haradinaj tue falenderue kryetarin e PDK’s Veseli që i ka dhanë besimin, ka thanë se asht mirë që janë ba bashkë, për me ndreq jetën e qytetarëve, simbas tij, mbasi nuk mundemi edhe ma tutje me lejue që ata m’u nëpërkambë.