LIVE: Shihne paradën madhështore të Ditës së Bastijës në Francë (video)

Mbas nji darke në Kullën Eifel me Presidentin francez Emmanuel Macron,  Donald Trump asht bashkue me popullin francez për festimet madhështore që shënojnë Ditën Kombëtare të vendit.

Trump ka me marrë pjesë edhe në paradën ushtarake të Ditës së Bastijës, raporton “Reuters”.

Macron e ftoi numrin kreu e Amerikës si mysafir nderi për me përkujtue 100-vjetorin e hymjes së Washingtonit në Luftën e Parë Botnore.

Vetëm disa momente para se të nisej për në paradë, Trump komentoi qëndrimin e tij në Francë deri tash.

“Mbramje e madhe me Presidentin Emmanuel Macron dhe Zojën e Parë të Francës – shkroi Trump në Twitter tue postue nji foto nga darka në Kullën Eifel – Marrëdhania me Francën ma e fortë se kurrë”, shtoi ai.