LIVE: Takim urgjent i OKB’së, kjo asht deklarata e Amerikës (video)

Këshilli i Sigurimit të OKB’së po zhvillon takimin e dytë urgjent lidhun me krizën e Koresë së Veriut, mbasi kjo e fundit zhvilloi persëri test nuklear.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, në fjalimin e saj gjatë kësaj seance, ja ka ba të qartë Koresë dhe diktatorit Kim Jong -un, se SHBA nuk e dëshiron luftën, por edhe nuk duron pakufi.

“Lufta nuk asht diçka që Shtetet e Bashkueme e dëshirojnë. Na nuk e duem atë, por durimi i vendit tonë nuk asht i pakufizuem”.

Ajo tha se SHBA ka me mbrojtë aleatët e saj dhe territorin e vendit të tyne.

Fjalët e saj lanë të nënkuptohet se SHBA po pregaditet t’i përgjigjet me luftë Koresë Veriore.

Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara kanë provue për 25 vjet të gjitha format që këtë krizë ta zgjidhin pa luftë, por simbas saj, tashma duket se janë shtjerr të gjitha alternativat.

Koreja e Veriut ka hedh nji raketë balistike, tue kalue mbi territorin e Japonisë.

 

 

 

Shperndaje në: