Lojnat Tradicionale në Rugovë, diciplinat kanë me ju befasue!

Lojnat Tradicionale të Rugovës do të mbahen sot në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë, ku në mesin e afro 7 mijë mysafirëve do të gërshetohet tradicionalja me të sotmen, përmes lojnave, valleve dhe muzikës.

“Lojnat Tradicionale të Rugovës”, simbas Këshillit organizativ, perbahet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive.

Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone.

Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipnia dhe nga malësia e Malit të Zi.

Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat asht nji livadh privat i mbushun më gjelbërim dhe i kandshëm për secilin njeri.

Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto diciplina:

1.Rrximi i duerve

2.Mundje

3.Sharra në vek

4.Hudhja e llastarit

5.Ngjitja në shilor

6.Gurapeshi

7.Tërheqja e litarit

Keto lojna ishin parapa të mbahen ditë ma parë, megjithatë, për shkak të motit me shi, janë shtye për me fillue sot.