Londër: Kqyreni me çka e kanë rrethue Ambasadën e Rusisë

Rreth 50 demonstrues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Londër të Ejten mbasdite për me protestue për sulmet ajore të Moskës në qytetin e Aleppos për me mbështetë qeverinë siriane.

Protestuesit hodhën qindra e gjymtyrë fallco përpara ambasadës, të cilat përfaqësonin lëndimet e pësueme nga populli sirian, tue e akuzue Moskën se ka krye krime të panumërta lufte në qytetin ma të madh të Sirisë. Dy aktivistë lidhën veten me zinxhirë veten në portat e ambasadës.

Protestuesit John Dunford, i cili ishte njani nga të lidhunit me zinxhirë, thotë se ai asht tue protestue mbi “përdorimin e municioneve thërrmuese dhe tmerret e tjera të llahtarshme të qeverisë ruse në Siri.

45a43929-cc25-44fd-9712-2988b34ec2d5_cx0_cy10_cw0_w987_r1_s_r1 auto_screenshot_11478264590