Londër: Rrahen në burg shqiptarët e londinezët

Nji përleshje masive mes të burgosunve shqiptarë dhe atyne anglezë për kontrollin e shpërndamjes së drogës në nji burg anglez, asht raportue nga tabloidi britanik Daily Mail.

Skenat filmike të marra nga kamerat e sigurisë së burgut Wandsworth, në jug të Londrës, janë brutale. Përleshja ndodhi në kohën e pushimit, kur të burgosunit kanë qenë në oborrin e burgut.

Nji nga të lënduemit u dërgue me helikopter në spital dhe asht jashte rrezikut për jetë.

Numri i përleshjeve në burgjet angleze asht në rritje, ku vetëm vitin e kaluem janë regjistrue 20 mijë raste dhune në këto burgje, dhe ka njo shqetësim gjithnji në rritje për praninë e madhe të drogës në qendrat e dënimi, ku ditë ma parë u publikuen xhirime që tregonin se droga futej me drone.

Kohëve të fundit mediat kane njoftue se 1 nga 10 të burgosunit në burgjet angleze asht i huej, dhe nji numër mjaft i madh i tyne janë shqiptarë, qysh deklaroi dhe ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gove.