Londra bahet me kryetar musliman

sadiq-667756

Londra ka me pas kryetarin e parë n’historinë e saj që asht me besim musliman.

Sadiq Khan asht njeriu që arriti me fitue garën për kryetar të kryeqytetit anglez, tue fitue përballë Zac Goldsmith, 41 vjeçar, që ishte kandidat i Konservatorëve.

Khan 45 vjeçar, nji djal i nji shoferi t’autobusave dhe i rritun në Strehimore Publike, fitoi si kandidat i Partisë Laburiste. Edhe pse, ai kishte përballë nji kandidat t’ardhun nga nji familje elitare dhe me arsim t’naltë, me baben e tij nji miliarder, kjo nuk e ka pengue Sadiq Khanin me fitue me nji shumicë te theksueme, transmeton Rrokum.TV.

sadiq
Khan ka zgjue jo pak debat n’Angli, për shkak të prejardhjes muslimane. Nji debat i tillë asht zhvillue edhe në Parlament, ku edhe vet kryeminisitri David Cameron ka akuzue Khanin për “nji platformë ekstremiste, ku ban thirrje që hebrejtë me i mbytë në oqean”.
“Gjatë gjithë jetës teme kam luftue ekstremizmin. Më vjen keq kur dëgjoj fraza të tilla t’neveritshme” thotë Khan. /Rrokum.TV