“Lushtaku s’mundet me u gjykue nga Specialja për rastet e njajta”

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka thanë në Klan Kosova se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare nuk ka me mujt me u gjykue nga Gjykata Speciale për veprat e njajta, për të cilat akuzohej dhe u shpall i pafajshëm dje nga Gjykata Supreme në Kosovë.

“Për këto raste nuk mundet me e gjykue ma as Gjykata Speciale”, ka thanë Koci.

Avokati që ka punue për vite të tana në këtë landë, pohoi se vendimi i djeshëm ishte drejtësi e vonueme, por megjithatë drejtësi.