Luta e ‘godet’ keq VV’n, ata e kanë pas jaran mbas lufte Rikalo’n

Kryetari i komunës së Gjilanit, njiherësh, Nënkryetar i LDK’s, ka komentue ditët e para të qeverisë Haradinaj.

Ai ka deklarue se kjo asht nji Qeveri me 22 parti dhe i kanë vetëm 60 vota.

Haziri e ka krahasue rastin “Rikalo” me atë të Jablanovic’it vjet ma parë, kur edhe pati protesta të shumta.

“Nuk ka protesta, mbasi që ata që organizonin protesta duket se e kanë pas jaran mbas luftës Rikalon”, tha Haziri në Info Magazine.

Këtu Haziri i asht referue deklaratës së Ministrit Nenad Rikalo i cili ka thanë se në vitin 2003 e kishin themelue bashkë me Albin Kurtin organizatën KAN.

Ai tutje ka thanë se nëse vërtetohet që Rikalo ka kry maltretime, atëherë ai duhet m’u shkarkue.

Haziri e ka komentue edhe ofendimin e Haradinajt ndaj gazetarëve, tue thanë se ka qenë deklaratë me inercion.

 

Shperndaje në: