Luta vjen me pyetje për Pacollin: Pse bre bac?

Kryetari i Gjilanit dhe njiherësh nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri ka reague për marrëveshjen e koalicionit PAN me Behgjet Pacollin.

Në nji postim në Facebook, Haziri ka krahasue thanien “Bac u kry” që përdorej ndaj Adem Jasharit, me atë “Pse bre bac (Behgjet Pacolli)”.

 

 

Postimi i Hazirit

 

Kosova ka thanë ‘Bac u kry’ tuj iu falënderue Adem Jasharit. Sot Kosova në vend se të thotë “Bac Falëmnerit” (Behgjet Pacolli) të gjithë po thonë “Pse bre bac”. Në Anamoravë hesapi ka shkue hala ma larg, ‘Herë unë herë baci’!

P.S. Me na falë baca Adem që po duhet me të krahasue. I vetmi Bac në këtë vend që nuk i ndryshon fjalët je ti. LH