Ma shumë se 2 mijë indian të infektuem me HIV për 17 meujt e fundit

Ma s’paku 2 mijë e 234 indiane janë infektue me virusin vdekjeprumës – HIV/AIDS, përmes transfunzionit të gjakut në spitale gjatë 17 muejve të fundit.

Kjo informatë u publikue nga Organizata Kombëtare për Kontoll të AIDS, si përgjigje ndaj nji peticioni të ngritun nga aktivisti i informacionit, Chetan Khothari, shkruen BBC.

Khothari tha se asht i tronditun nga kjo.

N’Indi janë rreth 2.9 milionë njerëz që jetonë me HIV/AIDS.