Mafia në foto (+18)

“Këto foto më shkaktojnë ende dhimbje”. Kështu e nis rrëfimin e saj për BBC, fotografja italiane Letizia Battaglia, që u ba e famshme për shkrepjet e bame në Sicili në kulmin e aktivitetit të mafias.

Ajo ka vendosë që m’i kallxue edhe njiherë botës dhimbjen që ka shkaktue dhuna dhe vrasjet mafioze në vendlindjen e saj, përmes nji albumi të zgjanuem fotografish të punueme enkas bardhezi që ka me u ekspozue gjatë Nandorit në Romë.

Njana prej shkrepjeve të saj të famshme kallxon momentet mbas vrasjes nga mafia të kryetarit të Sicilisë, Piersanti Mattarella. Në fotografinë trupi i tij i pajetë nxjerret nga kerri nga Sergio Mattarella, sot President i Italisë.