Maks Velo, akuza të randa ndaj fesë islame. Pse tutet ai nga myslimanët?

Maks Velo, nji kundërshtar i hapun i fesë islame, thotë se ajo asht nji fe problematike dhe që nxit dhunën. Smbas tij, asnji fe tjetër nuk asht kaq shqetësuese, sa feja islame.

“Kombi shqiptar ka qenë komb i krishtenë. E tanë zona e Mesdheut ishte djep i krishtenë. Nuk jemi vend islami, islami ishte atje te Arabia Saudite, kjo ka shumë randësi edhe për të kuptue islamin seksi, që nuk asht aq seksi”, – ka thanë Maks Velo gjatë promovimit të librit provokues të Mustafa Nanos, “Selam aleikum, baba!”,- shkruen “Tema”.

Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci, ky asht problemi. Nuk asht problemi që asht nji tjetër fe, nuk jep garanci se mbrenda natës mundet me u çue nesër vehabist, siç ndodhi andej, u shkatërrue nji kontinent i tanë. Ka rrezik me prishë edhe BE”.

Velo theksoi se, “ky asht rreziku dhe aty ka teza shumë të gabueme.

“Në fund të jetës bahet rezultat. Edhe për fenë duhet me u ba rezultati. Nëse ajo fe kishte me pasë rezultat pozitiv, asnji njeri s’kishte me qenë kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, – tha Velo.

Mandej ai ripyeti:

“Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyne. Unë e shoh me shumë tutë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk kishim me pasë shkuemje në Siri, nuk kishim pasë nji seri organizimesh që janë të randa dhe për të cilat ka tutë Europa. Asht nji problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mue më nxen tuta”.