Mali i Zi: Demarkacioni s’i prishë raportet e mira më Kosovën (video)

Çashtjen e Demarkacionit të kufinit me Kosovën, zyrtarët e Malit të Zi e shohin si çashtje të mbyllun.

Ministri i jashtëm malazez, Srđan Darmanović, thotë se “beson në kapacitetet demokratike të Kosovës dhe se mezi pret zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit”.

Ai ka theksue se Mali i Zi ka disa çashtje të hapuna me Kroacinë, siç asht çashtja e Prevlakës, por se marrëveshja e përkohshme funkcionon mirë, raporton Zani i Amerikës.

Sa i përket demarkacionit ministri malazez thotë se nuk ka me ndikue në Qeverinë e Kosovës dhe se marrëdhaniet e mira me këtë shtet kanë me vazhdue.

Ndërkohë, Ministri i Integrimeve Europiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejović, përsërit se shteti i tij nuk ka problem me marrëveshjen e demarkacionit, sepse atë e ka ratifikue në Parlament.

E kryetari i Komisionit malazez për shënimin e kufinit, Milan Paunovic, thotë se situata në lidhje me kufinin duhet të zgjidhet simbas marrëveshjes së arritun mes dy palëve më 2015.

Kronikën mundeni me pa nga minuta e 14:20.

 

 

Shperndaje në: