Mali i Zi kërkon qendrim zyrtar nga Haradinaj për Demarkacionin

ramush haradinaj
Zavendëskryeministri i Malit të Zi Zoran Pazin gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Behgjet Pacolli, ka thanë se shpreson që Kosova ka me gjetë mënyrën për me adresue çashtjen e Demarkacionit.
Ai ka thanë se nga Qeveria e Kosovës pret qëndrimin zyrtar rreth Demarkacionit.

Pazin ka thanë se Mali i Zi asht vend mik i sinqertë i Malit të Zi për avancimin e raporteve bilaterale, por ka kërkue që Kosova me ratifikue marrëveshjen e arritun për kufinin.

“Pazin ka shfaq shpresën se institucionet e Kosovës kanë me gjetë së shpejti modelin për përfundimin e ratifikimit të Marrëveshjes shtetnore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës si dhe Mali i Zi pret qëndrim zyrtar të Qeverisë së Kosovës për këtë çashtje. Në këtë kontekst, ka thanë ai, mirëkuptimi dhe durimi janë qasje e Malit të Zi në politikën rajonale” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.

LEXO EDHE:

Kjo asht deklarata e Pacollit mbas takimit me Vujanovic

Pacolli mbas takimit me homologun e tij malazez, ka thanë se Kosova nuk mundet me miratue Demarkacionin tue i thanë kryediplomatit malazez “se për këtë duhet të vijë momenti dhe koha e duhun kur kanë m’u take përsëri”.