Maqedoni, kryeparlamentari Talat Xhaferi shpall zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ka me nënshkrue aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit, transmeton MIA.

Siç kumtoi kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale Xhaferi ka me shpallë në oren 12.00, në kabinetin e tij.