Maqedonia e ban pare portretin e Nanës Terezë!

Banka Popullore e Maqedonisë, ka lëshue në qarkullim monedhën me portretin e Nanës Terezë, me rastin e shejtënimit të saj në Shtator të këtij viti.

Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore asht paraqit stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi “2016“.
Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaq shkrimet në gjuhën maqedonase: “Republika e Maqedonisë” dhe “100 denarë”, shkruen Alsat.

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës asht shfaq portreti i Nanës Terezë.

N’anën e majtë janë shfaq zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. N’anën e djathtë asht shkrue data e lindjes dhe vdekjes së Nanë Terezës dhe “2016” , viti i shejtënimit të saj.

Po ashtu asht shënue emni i Nanë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kjo monedhë asht emetue për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.