Maqedonia kryen operacion të madh n’kufi me Kosovën

makedoni

Ministria e Mbrendshme e Maqedonisë ka zhvillu nji operacion special në disa fshatna në kufi me Republikën e Kosovës, ka thanë zadhanësi i ministrisë, Toni Angelovski.

Mediat maqedone kanë raportu sot se Ministria e Mbrendshme në përkrahje të nji numri të madh të policëve kanë krye nji operacion përgjatë kufinit, në të cilin thuhet se janë perfshi edhe helikopterët ushtarakë.

“Na jemi në ngjarje te katundi Matejce. Ministri Spasovski do të raportojë për qellimet dhe rezultatet e operacionit në nji konferencë të veçantë”, ka thanë Angelovski për RIA Novosti.

Simbas televizionit Telma, disa emigrantë që ishin blloku për disa ditë nga nji grup i armatosun e i panjohun janë gjet gjatë operacionit.