Maqedonia vend i kobshëm për aeroplanët dhe helikopterët, qe dosja e fatkeqësive!

Mbramë nji aeroplan i tipit ‘Piper PA 34-200 T Seneka’ u rrxue në fshatin Kozhle në afërsi të Shkupit ku mbetën të vdekun gjashtë persona, nji nga Kosova dhe pesë nga Italia.

Telegrafi n’Maqedoni ju sjell dosjen e fatkeqësive ku janë rrxue aeroplanë të cilët e kanë përdor qiellin e Maqedonisë për me arritë në destinacionin e tyne.

22 shtator 1975 – Aeroplani i tipit Antonov 2R gjatë aterimit në aeroportin e Shkupit asht ndesh me nji aeroplan tjetër të tipit të njajtë, Antonov.

24 qershor 1992 – Nji aeroplan i tipit Antonov 12 BK i prodhuem nga Volga i Dnepar Airlines asht rrxue në nji vend 26 kilometër afër Shkupit. Para rrximit aeroplani asht aksidentue me majen e malit në Lisec të Tetovës. Nga kjo fatkeqësi kanë vdek tetë njerëz.

5 mars 1993 – Gjatë aterimit të aeroplanit ‘Foker 100’ i kompanisë Paler nga Maqedoni me 97 persona kanë vdek 86 udhëtarë.

22 Nandor 1993 – Afër aeroportit në Ohër ka ndodh aksidenti i dytë për atë vit. Aeroplani i udhëtarëve i tipit ”Jak-42D” i kompanisë AvioImpeks asht rrxue mbas nji defekti në motor dhe ka shkaktue vdekjen e 115 personave. Nji grue ka shpëtue. Ky aeroplan ka udhëtue nga Gjeneva për në Shkup ku duhej edhe të ateronte.

18 shtator 1995 – Aeroplani i angazhuem për me shue zjarre nëpër malet e Shkupit asht rrxue dhe si pasojë e kësaj kanë vdek dy anëtar të ekuipazhit.

17 mars 2001 – Gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni nji helikopter luftarak i tipit MI-17 ka godit nji shtyllë betoni në Kodrën e Diellit ku mbetën të vdekun edhe piloti edhe inxhinieri, kurse të lënduem mbetën 10 ushtarë.

12 janar 2008 – Nji helikopter i Ushtrisë së Maqedonisë asht rrxue në vendin e quejtun Bllace. Mbas rrximit, jetën e kanë humb 11 ushtarë paqeruajtës të ARM’së që kanë qenë tue u kthye nga misioni ‘Altea’ në Bosnjë dhe Herzegovinë .

28 gusht 2008 – Aeroplan i tipit ‘Cesna’ në vendin e quejtun Leskoev në afërsi të Ohrit asht rrxue dhe ka shkaktue vdekjen e pilotit dhe tre pasagjerëve.

Gjithashtu, nga rrximi i aeroplanëve ka vdek edhe ish-kryetari i Maqedonisë, Boris Trajkovski së bashku me gjashtë bashkëpunëtor të tij dhe dy pilotë të aeroplanit qeveritar ‘Kinger’. Ngjarja ka ndodh më 26 Fror, 2004 në afërsi të Mostarit.