“Mars’hojmë S’festojmë” – për 8 Mars !

Në Facebook asht hap nji event ku tregohet se në Ditën Ndërkombëtare të Grues 8 Mars, këtë vit ka me u organizue nji marsh për me kundërshtue dhunën gjinore, e të ketë barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë.

“Mars’hojmë S’festojmë” asht sllogani i tanë atyne që do marrin pjesë në marshin e 8 Marsit dhe kundërshtojnë çdo formë të dhunës gjinore, tue fillue nga seksizmi dhe kultra e seksualizueme, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale.

 

Ma poshtë mundeni me lexue përshkrimin e plot për këtë event:

Mars’hojmë S’festojmë sepse dëshirojmë ti japim fund dhunës në baza gjinore dhe tu themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë Kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!
8 Marsi këtë vit protestohët me një sërë aktivitetesh organizuar nga:
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ( RrGGK), Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-KS) Qendra për Barazi dhe Liri – CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Feminizmi Shqiptar.
08:00 – 8:30 Përformancë para Qeverisë
10:30 – 12:00 Klubi i Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist (Feminizmi Shqiptar)
Libri: Sikur t’isha djalë – Haki Stërmilli
Paneliste: Sibel Halimi, Valbona Bajrami, Ardiana Prishtina, Edona Salaj
Moderatore: Rreze Abdullahu
Vendi: EU Information center
12:00 – 13:30 Mar`Shojmë S`Festojmë
Vendi, Sheshi Zahir Pajaziti
14:00 – 15:30 Intervenim në hapësirën publike: Gjinorëzimi i qytetit
Vendi: Prishtinë
16:00 – 18:00 Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filimi dhe Disktutim
Paneliste: Vjollca Krasniqi, Nita Luci, Zana Hoxha Krasniqi
Moderatore: Venera Cocaj
Vendi: Fakultetin Filozofik, salla: 101
Ju presim, në 8 Mars`himin e radhës”.