Martti Ahtisaari në librin e tij “The Mediator” përmend edhe Kosovën

Ka dal në shitje libri “The Mediator” i Martti Ahtisaarit, personi që njihet si ndërmjetësi ma i njohun dhe ma i suksesshëm në konflikte ndërkombëtare.

Në biografinë e tij, ai flet edhe për Kosovën, roli i të cilit ka qenë shumë i randësishëm gjatë luftës.

Në vitin 2008 ai mori çmimin e Nobelit për Paqe për rolin e e tij në sjelljen e pamvarësisë në Namibia, tërheqjen e Serbisë nga Kosova, demolimin e armëve në Irlandën e Veriut dhe autonominë për Aceh në Indonezi.

Lista e Ahtisaarit e kontakteve ndërkombëtare dhe përvoja e tij globale, janë të jashtëzakonshme, emni i tij asht ai që ma së shumti përmendet kur botës i duhet dikush që të përpiqet të ndërmjetësojë nji marrëveshje paqe.

“The Mediator” asht nji biografi e autorizueme, e bazueme në intervistat e gjana me vetë Ahtisaarin, si dhe familjen e tij, miqtë dhe kolegët.