Mashtroi vdekjen 7 herë dhe fitoi llotarinë: Kjo histori e kroatit ka me ju lanë pa fjalë!

Mund të konsiderohet pa tutë njeriut ma me fat në botë.

Historia e tij asht aq e pabesueshme, saqë të doket si nji film fikcion.

Megjithatë, krejt janë ngjarje që i kanë ndodh gjatë jetës kroatit Frane Selak, i cili ka mashtrue vdekjen plot 7 herë.

Ai i ka mbijetue rrximit të nji treni në lumë, nji incidenti në aeroplan, nji aksident me autobus, disa përplasjeve me kerr dhe disa shpërthimeve.

Mbas krejt këtyne, ai ka fitue edhe llotarinë, shkreun Tema.

1962 – nji tren doli nga rruga dhe ra në lumë. 17 udhëtarë vdiqën. Selak mbijetoi.

1963 – nji aeroplan ra tue shkaktue vdekjen e 19 personave. Selak u nxor jashtë fatmirësisht nga dera që nuk funksiononte mirë dhe ra mbi nji grumbull kashtë.

1966 – autobusi del nga rruga, vdesin 4 udhëtar. Selak mbijeton.

1970 – kerri i merr flakë por ai ja del me u largue para se me shperthye.

 1973 – kerri i merr flakë persëri dhe ai persëri mbijeton.

1995 – përplaset nga nji autobus. Mbijeton persëri.

1996 – humb kontrollin e kerrit dhe del nga rruga, fluturon në majë të nji peme ndërsa mjeti gjendet rreth 200 metra nga rruga.

2003 – fiton nji milion dollarë në llotari.

2010 – u dhuron familjes dhe miqve paratë e llotarisë.