May flet nga vendngjarja: Sulmi në xhami i neveritshëm

Mbas sulmit tragjik në nji xhami në Londër, Kryeministrja britanike, Theresa May, mbajti nji fjalim të ndjemë nga vendngjarja, ku foli jo vetëm për sulmin e mbramshëm, por për të gjithë ngjarjet tragjike qe kanë trondit Britaninë ditët e fundit.

May tha se sulmi terrorist pranë nji xhamie në veri të Londrës asht “po aq i pështirë” sa sulmet e fundit për me goditë Britaninë e Madhe.

Ajo njoftoi rishikimin e strategjisë kundër terrorizmit për me sigurue që policia me marrë masat e nevojshme për të mposht terrorizmin.

Siç e thashë edhe para dy javësh Britania ka shumë tolerancë ndaj ekstremizmit, qoftë terrorizëm, qoftë islamofobi, tha May.

Ngjarjet e fundit kanë qenë tronditëse, sulmi në Urën e Londrës, tragjedia e Kullës Grendell dhe sulmi i sotshëm në xhami . Por Londra asht nji nga qytetet ma madhështore në tokë- u shpreh kryeministrja- dhe vlerat e qytetarëve tanë të mrekullueshëm duhet m’u mbrojt.