Mbas 59 vjetësh, zbulohet tema e diplomës së Dritëro Agollit në Petersburg

“Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”. Kjo ishte tema e diplomës, që i riu Dritëro Agolli kishte me mbrojtë përpara nji komisioni specialistësh në Universitetin e Petersburgut.

Këtë punim të shkrimtarit, na e zbulon studiuesi, prof. Dr Shaban Sinani me ligjeratën “Migjeni i Dritëro Agollit”, ditën e Hanë, gjatë nji aktiviteti që Biblioteka Kombëtare organizon me rastin e 85 ­vjetorit të shkrimtarit.

Në këtë aktivitet, titullue “Ekspozita agolliane dhe ligjërata”, permes titujve të veprave të Agollit dhe kumtesave, rizbulohet portreti i shkrimtarit.

Nji interes i veçantë përban nxjerrja në dritë e punimit të diplomës “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni”, mbrojtun para jurisë në Universitetin e Petersburgut në vitin 1957, tue pasë si oponente albanologen e mirënjohun Agnia Desnickaja. Simbas Sinanit, zgjedhja e Migjenit, përveçse parapëlqim i Dritëro Agollit, lidhej me përkthimin në rusisht të “Vargjeve të lira” dhe “Novelave të Qytetit të Veriut” si dhe interesin e vazhdueshëm për Migjenin dhe dorëshkrimet e tij nga shkencat sovjetike, shkruen Panorama.

Por, nji arsye e tretë mund të kishte lidhje me fushën e diplomimit (gazetari) dhe me nënllojin e zgjedhun (skicat, publicistika).