Mbas formimit të Qeverisë, kjo asht ‘matematika’ me numrin e deputetëve!

Mbas formimit të Qeverisë së re, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) pritet të mbetet me numër ma të vogël të deputetëve, për shkak se disa deputetë të saj kanë me marrë poste qeveritare, ndërsa vendin e tyne kanë me nxanë deputetë nga PDK e Nisma.

Ramush Haradinaj ka m’u zgjedhë Kryeministër, ndërsa ulësen e tij në Kuvend ka me nxanë anëtari i PDK’s, Nait Hasani i cili asht në listën e pritjes, me 9578 vota të mara në zgjedhjet e Qershorit.

Poste qeveritare pritet me marrë edhe deputetët tjerë të AAK’s: Pal Lekaj, Rrustem Berisha e Ali Berisha. Vendet e tyre në Kuvend kanë me i nxanë: Fadil Beka i PDK’s (9234 vota), Enver Hoti i Nismës (9182 vota) dhe Gani Dreshaj i AAK’s (9180 vota).

Kështu, AAK mund të mbetet me 7 deputetë, PDK’s kanë me ju shtue dy, ndërsa Nismës nji deputet.

Nga PDK nuk pritet që ndonjë deputet me marrë poste qeveritare.

Ndërsa ende nuk dihet nëse ndonji deputetë i Nismës ka me dhanë dorëheqje për me kalue në egzekutiv.

Por, që në listën e pritjes janë: Bekë Berisha dhe Muharrem Nitaj, që nënkupton se nëse ndonji deputet nga PDK ose Nisma apo edhe AAK dorëhiqet, atëherë Berisha e Nitaj kanë m’u ulë në ulësen e deputetit.

 

Shperndaje në: