Mbas largimit të AKR’s, takohen LDK e Vetëvendosje

Mbas njoftimit të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për largim nga koalicioni me LDK, zyrtarët e kësaj të fundit kanë fillue nji takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Raportohet se takimi asht tue u zhvillue në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nuk dihet se cili asht qëllimi i takimit.

Në takim janë: Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK dhe Ilir Deda nga Alternativa.

 

Shperndaje në: