Mbas puçit në Turqi, foto që flet sa 1 mijë fjalë

Ky imazh prekës i këtij djali, ka ba xhiron e botës. Ai derisa qan dhe bërtet, qëndron pranë trupi të pajetë të babes së tij, i cili u vra mbas grushtit të dështuem të shtetit në Turqi.

Babai i tij, Omer Can Katar, ishte qëllue në krye gjatë dhunës së ushtrueme të Premten në Turqi.

Foto e vogëlushit i ka prekë mija njerëz në tanë botën, derisa  qëndron mbi flamurin turk, me të cilin asht mbështjellë trupi i pajetë i babës së tij.