Mbërrijnë në Durrës Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor (foto)

Mbërritën në Durrës kryeministrat e Ballkani Perëndimor, të cilët kanë me zhvillue nji takim informal i cili ka m’u zhvillue në zyrat qeveritare.

Kryeministri Edi Rama priti në Durrës Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, atë maqedonas, Zoran Zaev, Kryeministren serbe, Brnabic, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic si edhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnes, Denis Zvizdic.

Në Durrës po me merr pjesë edhe Komisioneri i BE’s për Zgjanimin e Rajonet, Johannes Hahn dhe Kryetari i Bankës Botnore për Europë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.

Në fokus të takimit pritet me qenë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në  Samitin e Triestes  në Korrik të këtij viti, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.