Mbështetësi i Donald Trump, kërcënim publik ndaj Hillary Clinton

Ndërkohë që Donald Trump vazhdon fushatën tue sulmue rivalen e tij Hillary Clinton për zgjedhjet Presidenciale në SHBA, nji mbështetës i kandidatit republikan e ka tejkalue cakun me deklaratën që ka ba.

Dan Bowman 50 vjeç asht shprehë se ka me ba çdo gja që ai ka në dorë për mos me lejue Hillary Clinton që me marrë pushtetin.

Kur ai u pyet nga gazetarët nëse po kërcënonte fizikisht zojën Clinton, qytetari u përgjigj: “Nuk e di, a asht kërcënim?”, shkruen Independent.

Në nji intervistë të maparshme, 50-vjeçari ka thanë se shpreson në nji revolucion ose grusht shteti për mos me lejue Hillary Clinton me u ba Presidente e SHBA’ve.