Mbi 300 vrasës shqiptarë n’Angli, këta janë 7 prej tyne (foto)

Shqiptarët e kërkuem nga drejtësia dhe që emigruen në Britani me identitet falls, tue pretendue se ishin refugjatë nga Kosova të larguem për shkak të luftës me Serbinë janë identifikue nga autoritetet angleze dhe “The Sun” ka identifikue disa prej tyne që, përgjatë këtyne viteve qëndronin me identitet të rremë.

Në artikullin e publikuem nga “The Sun” janë ma shumë se 300 shtetas shqiptarë në Angli që kanë probleme me drejtësinë, por që deri tash vetëm gjashtë prej tyne janë dënue dhe iu asht heqë shtetësia britanike.

Ma tej, në artikull shkruhet se problemi i vetëm asht se shqiptarët e Shqipnisë dhe të Kosovës kanë pasaporta britanike dhe me emna të ndryshuem, e normalisht kjo e ban të vështirë identifikimin.

Por, kush janë disa nga shqiptarët me të shkuemen kriminale që janë dënue dhe ekstradue në vendin tonë?

“The Sun” publikon emnat dhe fotot së bashku me arsyen se pse janë dënue këta shqiptarë:

krim-1 krim-2 krim-3 krim-4 krim-5 krim-6 krim-7