Mbi 5 mijë kosovarë morën leje pune në Gjermani, kështu mundeni me pasë këtë leje edhe ju

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka ba të ditun se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tash po jep rezultatet konkrete, ku 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Simbas të dhanave zyrtare thotë Abrashi, vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuen për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim simbas tij, i ka kontribue ranies, pothuej në zero, të migrimit ilegal.

“Javën e ardhshme nji delegacion Qeveritar i Kosovës ka me qëndrue në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka me përfitue. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhaniet e shkëlqyeme mes dy vendeve”, ka shkrue Abrashi në faqen e tij në Facebook.

Ai ka shtue se, megjithatë, synimi kryesor asht hapja e vendeve të punës në Kosovë, por simbas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohunive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tash kur vërejmë nji prezencë të theksueme të investitorëve gjermanë.