Mbi 800 mijë nënshkrime për nji referendum të ri

Kanë kalue numrin 800 mijë nenshkrime mbas peticionit të nji grupi parlamentarësh britanikë për zhvillimin e nji referendumi të ri mbi Brexit, shihet sot në faqen zyrtare petition.parliament.uk.

Ndërkohë, Change.org i ka ba nji kërkesë kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan për nji shkëputje të kryeqytetit britanik, ku mbështetësit e Remain ishin në maxhorancë nga pjesa tjetër e vendit.

“I kerkojmë qeverisë me aplikue nji rregull simbas të cilit nëse preferencat Remain apo Leave janë nën 60 për qind dhe pjesëmarrja nën 75 përqind, atëherë duhet të zhvillohet nji referendum tjetër”, thuhet në peticionin që, nëse kalon 100 000 firmat, duhet të vlerësohet nga komisioni i ngarkuem dhe të paraqitet në parlament.