Mbledhet Kryesia e LDK’s, kjo asht arsyeja!

Lidhja Demokratike e Kosovës asht mbledh për me diskutue në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR’s, i cili autorizoi dje kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Zyrtarët e LDK’s kanë konfirmue për KosovaPress, se në takimin e kryesisë së kësaj partie do të dilet me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR’s.

Ndryshe, në takim pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.