Mbledhet Kryesia e PDK’s. Haliti: Biseda kishte mbramë (foto)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka konfirmue për radio Dukagjinin, se n’ora 08:30 minuta ka m’u mbledhë Kryesia e PDK’s.

Takimi  mbahet nji orë e gjysë para seancës së paralajmërueme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Haliti ka thanë se në këtë takim ka m’u konstatue se si do të veprohet ma tutje, përderisa ka konfirmue se bisedime për koalicione ka pas edhe dje edhe mbramë dhe ato po vazhdojnë.

“Biseda dhe angazhime ka pas dje, mbramë dhe ato vazhdojnë. N’ora 08:30 minuta, tash mbledhemi në PDK”, tha Haliti.

 

Xhavit-Haliti-650x358