Mbledhja e dy qeverive mbahet n’Qershor!

mbledhjashqip

Data 3 Qershor do të jetë dita kur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipnisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë tha se po përgaditen për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Me datën 3 Qershor do të mbahet në Prishtinë, n’ambientet e Bibliotekës Kombëtarë. Mbetet çashtje deri në fund të javës së ardhshme t’i kemi të përfundueme të gjitha marrëveshjet që mund të lidhet mes dy qeverive. Që të mos kemi vonesa në fillim të javës së ardhshme do t’ulemi t’i përgadisim ato, ju kisha lut që të punojmë dhe të përgaditemi”, tha Mustafa ne mbledhjen e Qeverisë.