Mbrenda tuneleve të ISIS, ku xhihadistët luftuen deri në vdekje

Forcat e ISIS’it kishin ndërtue nji rrjet tunelesh të nëndheshme në nji fshat në Irak për me ju shmangë kapjes në fazat finale të betejes.

Xhihadistët u detyruen me u tërhekë mbasi humbën terren gjatë luftimeve për fshatin e Muftiut, në rajonin e Kurdistanit irakian.

Nji luftar i ISIS’it e hodhi veten në erë kur forcat Peshmerga Kurde, që i kishin detyrue me u tërhekë 50 milje gjatë gjashtë ditëve të fundit, i ndjeki ata napër tunela.

Muftiu kishte qenë nën kontrollin e ISIS’it që prej verës së vitit 2014, por u çlirue të Marten.