Mbyllet seanca e Kuvendit pa u votue kryeparlamentari (foto)

Kërkesa për nji pauzë dy orëshe nga PAN’i për, siç thanë ata, ‘m’u konsultue me bashkëpunëtorë dhe me shkue më kandidatin’, ka ba që kryesuesi i seancës me mbyllë seancën.

Shkak për mbylljen e seancës u ba se kërkesa nuk mori ma shumë se 60 vota, aq sa ishin kundër këtij propozimi, e cila qartësohet në rregullore e që thotë qartë se propozimi bje kur ka vota të barabarta.

‘Simbas kushtetutës ky propozim bje se janë 60 për 60 kundër. Unë nuk e shtyjë senacën, por e mbylli. Seanca mbyllet’, ka thanë Mikullovci.

E mbylljen e seancës e ka komentue Enver Hoxhaj, i cili ka thanë se ky asht nji rast i pandodhun ma parë, me të cilin duhet të merret sekretaria dhe juristët.

PAN kërkoi pauzë për me bisedue ende mbasi nuk arriti me sigurue të gjitha votat e nevojshme.

Ata kanë të sigurta 59, por Labinot Tahiri la të hapun mundësitë me votue Veselin e gjithashtu edhe Teuta Rugova shihet si çelës.

Seanca e sotme e Kuvendit u mbyll, por që nuk dihet kur ka me vazhdue mbasi me këtë duhet të merret Sekretaria e Kuvendit.