Mbyllet shtegu i Ballkanit për refugjatë

I ashtuquejtuni shteg ballkanik i refugjatëve me drejtim Europën Veriore asht gati plotësisht i mbyllun.
Sllovenia, Kroacia e Serbia nuk do të lejojnë kalimin e refugjatëve.

36.000 refugjatë bllokohen në Greqi.

Në t’ardhmen në Slloveni do të mund të hyjnë vetëm ata persona, që duen të aplikojnë për azil në këtë vend, ose në raste të veçanta për arsye humanitare, bani të ditun, Ministria e Mbrendshme e Sllovenisë.
Serbia, vendi ma jugor reagoi pak më vonë në të njajtën mënyrë.

Rregulloret e reja do të praktikohen si në kufinin me Maqedoninë ashtu edhe me Bullgarinë, bani të ditun Ministria e mbrendshme serbe.

“Me këtë praktikisht itinerari ballkanik asht i mbyllun”, citojnë media serbe deklaratën e ministrisë.