Me nderime shtetnore, varroset ish- Kryeministri Bajram Rexhepi (foto)

Me nderime shtetnore e të shtëna, i asht dhanë lamtumira e fundit ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Trupi i pajetë i Kryeministrit, tashma asht varros, derisa flamuri i Kosovës që po qëndronte mbi arkivol, i asht dhanë vajzës së tij, Vanesa Rexhepit.

Mbas ceremonive shtetnore, asht vazhdue më pas edhe me ceremoni fetare.

Ndërkaq, në varrimin e ish- Kryeministrit kanë marrë pjesë politikanë të shumtë, qytetarë, e figura të njoftuna.

Për Rexhepin, sot Shtetit ka shpallë Ditë Zie.