Mediat amerikane publikojnë dokumente që pretendohet se Trump ka lidhje të forta me Rusinë! (dokument)

Nji dosje e hartueme prej nji personi i cili ka pretendue me qenë nji ish-zyrtar britanik i inteligjencës, pretendon se Rusia ka kompromentue informacion mbi Trumpin.
Pretendimet janë të paverifikueme, dhe raporti përmban edhe gabime.

Dosja  e cila po ban akuza shpërthyese – por të paverifikueme  se qeveria ruse ka qenë tue e “kultivue, mbështetun dhe ndihmue” presidentin e zgjedhun Donald Trump për vite dhe tue fitue informacion të kompromentuem në lidhje me të, kanë qenë tue qarkullue në mesin e zyrtarëve të zgjedhun, agjentët e inteligjencës dhe gazetarëve për disa javë, raporton lajmi.net.

Dosja, e cila asht nji koleksion i shkresave të shkrueme gjatë nji periudhe prej disa muejsh, perfshijnë pretendimet potencialisht të paverifikueshme të kontaktit në mes të ndihmësve të Trump’it dhe operativëve rusë.

Gazetarët e  BuzzFeed në SHBA dhe Europë janë tue hetue faktet e ndryshme të supozueme në dosje, por nuk i kanë verifikue ose fallsifikue ato.

CNN njoftoi se nji përmbledhje dy faqesh e raportit ju dha Presidentit Obama dhe Trump.

BuzzFeed News e ka publikue dokumentin e plotë që në këtë mënyrë amerikanët me i ba thirrjen mendje së tyne rreth Presidentit të zgjedhun që ka qarkullue në nivelet ma të nalta të Qeverisë Amerikane.

Raportin e plotë mundemi me lexue KETU