Me cilin liber po bajnë fushatë mediat serbe kundër Hashim Thaçit!

thacinewswek

Me afrimin e ditës kur Hashim Thaçi do të inaugurohet President i Republikës së Kosovës si duket kanë fillu të nxehen edhe kundërshtarët e Thaçit, mbrenda dhe jashtë Kosovës.

Mbasi përpjekjet për të nxit nji fushatë kundër Thaçit nepër Europë nuk ecën mirë, duket se fushata asht kthye n’origjinën e vet, në Beograd, ndonëse persëri e ndihmueme tërthorazi nga shqiptarët e Kosovës.

Revista “Newsweek”, edicioni i Serbisë, në nji artikull ekskluziv qe e percjellë Republika.info ka dhanë nji profil të personalitetit të Thaçit, tue vërejt se “për shqiptarët asht hero që e ka çliru Kosovën” ndërsa “për Serbinë asht dikush që ka ba krime të tmerrshme kundër serbëve, tue tregu në tregun e zi me organet e viktimave të kidnapueme”.

Bazë për këtë shkrim kundër Thaçit përdoret libri i Veton Surroit “Kambët e gjarprit” që para pak kohe asht botu në Serbi në gjuhën serbe.

Shkrimi përmend storiet tanima të ndigjueme për “karremin e Holliwoodit” që e ka nis Veton Surroi e simbas të cilit Thaçi ka pranu Marrëveshjen e Rambouillet mbasi i asht premtu se Holliwoodi do të bajë nji film për të, edhe pse këtë e thotë vetëm Surroi.

Shkrimi jep nji përmbledhje të shkurtë të karrierës politike të Thaçit, tue u kthye persëri në “habinë” e Surroit se si nji katundar ka guxue të kerkojë nji fat tjetër përveç atij që të bahet mësues i historisë diku në Drenicë.

Në fund, “Newsweek” e pranon se Thaçi, në vend se të bahej mësues i historisë, megjithatë u ba zotnues i saj.