Mediat serbe për Haradinajn: Na e zgjodhëm, ai filloi me na arrestue! (foto)

Arrestimi i disa përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Serbisë, i cili gjendet në veri të Mitrovicës, ka ngjall reagime të shumta në vend dhe në shtetin fqinj.

Intervenimi i Njisisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka ba që mediat serbe me dhanë etiketime për përfshimjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje.

Gazeta elektronike “Telegraf.rs” nji shkrim të saj e ka titullue ‘Serbët zgjodhën Haradinajn, ai filloi të na arrestonte’, percjell Indeksonline.

 

Tutje, aty citohen edhe disa politikanë serb të cilët sugjerojnë Listën Srpska që t’ju dalë në ndihmë popullates serbe që jeton në Kosovë.

Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvillue disa kontrolle të hapësinave të nji organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punëtorëve të kësaj organizate.

 

Shperndaje në: