Mediat serbe: Trump e viziton Serbinë, nëse Vucic e dorëzon Kosovën!

Mediat serbe në nji analizë në lidhje me vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump në Serbi vitin tjetër, e kanë quejt këtë si nji mesazh se ata kanë me ruejtë influencën e tyne në Ballkan.

Simbas gazetës “B92” vizita e Trump asht e para e nji Presidenti amerikan në Serbi që mbas vitit 1980 kur Jimi Carter vizitoi Jugosllavinë e atëhershme.

Mbas vizitave të Presidentit të Rusisë dhe atij të Kinës, turi i Trump’it vitin e ardhshëm, shënohet si nji fuqi e randësishme e Serbisë në rajon, por edhe nji sinjal që Beogradi duhet me vendosë se ku ka me shkue.

Aleksandra Joksimovic, e cila asht drejtoreshë e Qendrës për Politikën e Jashtme thekson për B92, se Trump ka me shkelë në Beograd vetën nëse Aleksandar Vuçiç ka me zgjedhë përfundimisht me heqë dorë nga Moska.

Zeljko Cvijanovic, nji gazetar i njoftun thekson se “Trump ka me vizitue Serbinë vetëm nëse Vucic ka me vendos me dorëzue Kosovën”.

 

 

Shperndaje në: