Mediumi britanik: Me 6 Gusht publikojmë videot sekrete të Lady Diana’s. ‘Tërbohen’ familja dhe miqtë

Stacioni televiziv britanik, “Channel 4”, asht i vendosun që të transmetojë me 6 Gusht videot e diskutueshme të leksioneve për komunikimin publik që princesha Diana ka marrë nga viti 1992 deri në 1993 nga profesori amerikan, Peter Settelen, dhe që përmbajnë të dhana për jetën private të princeshës, e cila vdiq me 31 Gusht 1997.

Nji zadhanës i këtij televizioni tha se, ”kemi të bajmë me nji dokument me randësi historike” dhe se për këtë arsye ato duhen me ju ba të dituna opinionit publik.

Ndërkohë, disa miq dhe vllau i princeshës, Charles Spencer, janë shprehë kundër publikimit të tyne, mbasi përbajnë ndërhymje në jetën private si edhe fyejnë kujtimin e saj.

Edhe familja mbretnore britanike, simbas mediave vendase, nuk e sheh me sy të mirë këtë veprim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Diana’s me princin Charles.