Mediumi i njohun: E kush e dinte se Shqipnia ishte kaq e bukur!

Nuk kanë të ndalun mediat e hueja që e renditin Shqipninë mes destinacioneve që duhet vizitue patjetër e doket se bukuria bregdetare dhe malore e Shqipnisë vazhdon me i befasue turistët e huaj.

“News.com”, portali i njohun Australian e krahason vijën bregdetare të Shqipnisë me Spanjën dhe e ka renditë mes vendeve si India, Bolivia, Kamboxhia, Bullgaria, Vjetnami dhe Laos.

“Nëse jeni tue kërkue vende për turizëm të aventurës, por pa shpenzue nji mal me pare atëherë, duhet me vizitue nji nga këto shtatë destinacione”, shkruen portali australian.

Shqipnia ka mbetë e pazbulueme nga turistët për shkak të kaluemes së regjimit komunist, thuhet në këtë medium.

Kush e ka vizitue Shqipninë ka dallue veçantinë dhe bukurinë e saj. Ky vend dallohet për pllazhet me ranë, panoramat malore si dhe jetën e zhurme të natës që të fal kryeqyteti. Asht nji vend që promovon turizëm me çmime të ulëta dhe pllazhet e saj shpesh janë ato që kanë qenë në Spanjën e 50 viteve ma parë.