Mehmeti: Koha që kryeparlamentari me qenë shqiptar n’Maqedoni

Ka ardhur koha që të paktën kryetari i Parlamentit të Maqedonisë të jetë shqiptar.
Në këtë mënyrë do të deshmohet se shqiptarët janë lojalë ndaj institucioneve shtetnore.
Nëse kemi funksione të rezervueme vetëm për mazhorancën, atëherë s’kemi arritë asgja nga Marrëveshja Kornizë, konsideron deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti.

Këtë porosi Mehmeti e bani në konferencën e sotme në Shkup me temë “Ndryshimi i parimit të përfaqësimit përkatës dhe të drejtë”, n’organizim të Institutit për Politikë Europiane.

“Teza ime asht se komuniteti dominant duhet të jetë garantues për përfaqësimin e drejtë të minoriteteve në institucionet, e jo pengesë për këtë.

Te na me rritjen e numrit të komuniteteve n’administratën shtetnore paralelisht rritet edhe numri i maqedonasve të punësuem dhe prandaj nuk e arrijmë kuotën për përfaqësim të drejtë. Kemi politikë jokushtetuese për përfaqësim të drejtë”, tha Mehmeti.